VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Gruaja nga Nju Xhersi mohon të ketë pasur aferë me Brus Springstinin
E Shtunë, 04.11.2009, 12:48pm (GMT1)

Voal-online - Gruaja nga New Jersey, të cilën I shoqi e akuzonte se kishte një aferë dashurie me këngëtarin e famshëm amerikan Bruce Springsteen, e mohon plotësisht akuzën. Avokati I Ann Kelly, Noel Tonneman, tha për revistën People: "Klienti im mohon në mënyrë absolute të ketë pasur ndonjë aferë me Bruce Springsteen. Këto janë trillime të sajuara nga një burrë xhelos. Dhe asgjë më tepër së kaq." Të enjten, këngëtari, me emrin artistik The Boss (Bosi) e mbrojti martesën e tij me Patti Scialfa, duke thënë se I qëndron deklaratës së tij të bërë në vitin 2006, ku ai I quante shkrimet në media si krejtësisht "të pabazuara". I shoqi i Ann, Arthur Kelly, kërkooi zyrtarisht divorcin më 27 mars, duke e akuzuar të shoqen për tradhti bashkëshortore me Springsteen "në kohë të ndryshme dhe në vende të ndryshme të përmendura në akuzë".  Avokati I gruas nga Nju Xhersi thotë se i vetmi fakt që qëndron është se klientja e saj dhe Springsteen "kishin qenë në të njëjtin gjimnaz".  Tonneman thotë se Ann, e cila pati akuzuar të shoqin për dhunë shtëpiake në seksionin e policisë në West Long Branch të Nju Xhersit më 3 mars, "nuk mund të kthehet në shtëpinë e saj për shkak të vëmendjes së tepëruar të mediave", duke shtuar se "ajo shpreson që tërbimi I mediave të marrë fund për hir të fëmijëve të saj".  Edhe Springsteen është duke shpresuar se zhurmat do të pushojnë. Në deklaratën e tij ai shkruan për martesën e tij: "Patti dhe unë kemi qenë bashkë për 18 vjet kanë qenë 18 vitet më të mira të jetës sime. Ne kemi ndërtuar një familje shumë të bukur të cilën e adhurojmë dhe e duam ta mbrojmë. Bindja jonë është se ajo do të mbetet e fortë si ditën e parë të martesës sonë." Avokati i Arthur Kelly, Edward Fradkin, nuk pranoi t'iu përgjigjet telefonatave të gazetarëve.



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.