
Premiere Dame: e mbroj burrin tim dhe familjen time
Voal-online - ROMË, 14 MAJ - ''E mbaj gojën mbyllur. Jo për arrogancë a për arsye sekreti, por për të mbrojtur diçka. E për tim shoq."
Kështu i është përgjigjur Carla Bruni një pyetjeje lidhur me shtatzaninë e mundshme, bërë nga javorja italiane 'Gente'.
''E gjitha ajo që mund të thoshja do ta errësonte veprimtarinë e tim shoqi. E unë dua të mbroj familjen time'', ka shpjeguar ajo, duke shtuar ''do të doja të isha më e qetë ndaj pyetjeve të tilla. Por pozicioni i Nicolas i shumëfishon gjërat dhe e transformon një cironkë në një balenë.''
(http://www.ansa.it)