
Voal-online - Eva Herzigova grindet me fqinjët e saj londinezë, për shkak të disa punimeve në shtëpinë e saj në King's Road, në Chelsea.
Topmodelja dhe aktorja çeke - shkruan Telegraph - do të donte të shtonte edhe një kat në shtëpinë e saj të Shekullit XIX.
Por fqinjët e akuzojnë se punimet ua dobësojnë themelet banesave të tyre, të cilat vlejnë më shumë se 5 milionë sterlina.
Planet për rinovimin e apartamentit qenë bllokuar, por Herzigova nuk heq dorë dhe ka paraqitur padinë në gjykatë.
(http://www.evropaelire.org)