KIM KARDASHIAN ËSHTË FEJUAR
E Enjte, 05.26.2011, 05:10pm (GMT+1)

Voal-online - Ishte një ëndërr e bërë realitet për Kim Kardashian kur ajo shkoi në shtëpinë e saj në Beverly Hills më 18 maj. I dashuri i saj prej gjashtë muajve, Kris Humphries nga New Jersey, e priste në dhomën e saj të gjumit, i rënë në gjunjë, me katër fjalë të shkruara me petale trëndafili: "WILL YOU MARRY ME?" (A DO TË MARTOHESH ME MUA?)
"Unë nuk e prisja atë gjë fare," tha Kardashian, 30 vjeçe, për revistën PEOPLE në një intervistë ekskluzive lidhur me propozimin romantik. "Isha tejet e shokuar. Nuk mendoja kurrë se do të ndodhte në shtëpi, nuk mendoja kurrë se do të ndodhte tani."
(http://www.people.com/people)
www.voal-online.ch
|