VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Keiti Prais divorc drejtpërdrejt në TV
E Mërkurë, 05.13.2009, 09:30am (GMT1)

Voal-online Ka marrë fund para telekamerave, në praninë e miliona e miliona shikuesve britanikë, pra në mënyrën më të bujshme, martesa midis Katie Price dhe këngëtarit Peter Andre. Modelja dhe i shoqi, martuar prej tre vitesh, dy bashkëshortët janë grindur tejet rëndë ndërkohë që jepej drejtpërdrejt në televizion reality-show ku ata janë protagonistë. Midis sharjeve dhe fyerjeve, midis akuzave dhe kundërakuzave, ata janë ndarë përfundimisht dhe kanë vendosur të kërkojnë divorcin. Midis arsyeve pse ka ndodhur kjo është fakti që ajo, modelja me format më të furishme e më të papërmbajtshme trupore, tejet e njohur në Britaninë e Madhe, ia ka përplasur në fytyrë të shoqit, duke i thënë se ajo është e vetmja nga ata të dy që fiton para.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.