VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Princesha Eugenie dëshiron të studiojë në SHBA
E Enjte, 05.14.2009, 08:40am (GMT1)

Voal-online Edhe një princeshë ëndërron që ta fillojë jetën nga e para, këtë përvojë do të dëshironte tani ta përjetonte edhe Eugenie (19 vjeçe), mbesa më e re e Mbretëreshës Elizabetë (83 vjeçe). Ndonëse nuk i kanë munguar e nuk do t'i mungojnë udhëtimet nëpër botë, ajo dëshiron një përvojë të veçantë, atë të studimeve ta ketë sa më speziale.

 

Eugenie e ka mbaruar vitin që shkoi shkollën e mesme dhe prej atëherë ka bërë pushime dhe çlodhje. Dhe ngul këmbë që patjetër të studiojë në kolegjin amerikan Williams College në Williamstown (Masaçusets). Nëna e saj Sarah Ferguson (49 vjeçe) ka pasur në prill një vizizë në këtë universitet, për të biseduar me hollësi.

 

Gjithsesi është princesha ajo që vendos se në cilin universitet të shkojë. Por nuk është problem sa kushtojnë shpenzimet e universitetit. Problemi është sa kushtojnë shpenzimet e ruajtjes së princeshës, prandaj familja mbretërore është duke e shqyrtuar dëshirën e princeshës, e cila nuk do të ndryshojë.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.