VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Rebeka Romin: Amësia më bën të ndjehem e plotë
E Premte, 05.15.2009, 02:33pm (GMT1)

Voal-online Rebecca Romijn e filloi karrierën e saj si modele. Dhe, duke ndjekur gjurmët e saj, e bija 4 vjeçe ka pozuar tani për shërbimin e parë fotografik. Fotografuar me të bijën për një numër të revistës InStyle, aktorja thotë se roli i nënës është roli më i përkryer i saj.

 

"Të qenët nënë më bën mua të ndihem e tërë dhe ta njoh kuptimin e jetës," tha Romijn, 36 vjeçe, në numrin e posaçëm të revistës, e cila del pas një jave. "E gjitha që unë dua është të jem para syve të fëmijëve të mi ditë e natë."

 

Romijn, e cila ka humbur shumë kilogramë qëkur ka lindur Dolly Rebecca Rose dhe Charlie Tamara Tulip në dhjetor, ka marrë pothuaj formën fizike të kohës para se të ishte shtatzënë me binjaket. Por ajo thotë se nuk shqetësohet shumë për formën trupore.

 

"Unë kam tani pothuaj formën që kam pasur gjithmonë, por për këtë nuk dua t'ia di asnjëherë," thotë ajo. "Unë e ndjej veten më sexy se kurrë. Unë kam thënë gjithnjë se të jesh sexy do të thotë të kesh një ndjesi të fortë vlerësimi ndaj vetes dhe njëherësh të mos e marrësh kurrë aq seriozisht veten."

 

Për të shoqin Jerry O'Conell që ka tani një shtëpi plot me femra, Romijn thotë se ai është një baba tejet i mrekullueshëm. "Ai ka shpenzuar energji të pafundme dhe është duke e kaluar hatashëm me këto vajza," thotë ajo.

 

E pyetur se si do ta ndjejë veten me gjithë ato vajza Jerry O'Connell kur të jetë më në moshë, ajo qesh: "Jerry shtë i vendosur të mos i lejojë të fejohen sa të jetë ai gjallë."
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.