VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Antonio Debenedetti përgënjeshtron se ka vdekur
E Djelë, 05.17.2009, 11:00am (GMT1)

Voal-online "Jam gjallë, ka qenë një provë gjenerale të cilën nuk donte njeriu ta bënte kurrë. Antonio Debenedetti përgënjeshtron dora vet lajmin për vdekjen e tij, e cila u përhap dje nga mediat dhe u publikua sot edhe në gazetat.

 

"E kam marrë vesh nga miqtë e mi në Corriere della Sera dhe ata ma kujtuan se e njëjta gjë ka ndodhur me Ernest Heminguway-n dhe me Alberto Moravian ka shtuar shkrimtar por e ndjej veten tepër të vogël për ta pranuar krahasimin."

 

Në fund të majit del një libër që i përmbledh të gjitha recensionet kushtuar librave të tij nga shumë kritikë përgjatë viteve: "Kam pasur befasinë të rilexoj shkrime të kritikëve Vigorelli, Bo, Manganelli, Raboni e Siciliano të cilët nuk i mbaja mend dhe më kanë bërë vërtetë të jem krenar." Vëllimi, publikuar nga Edilet, është përgatitur nga Paolo Di Paolo, Marco Onofrio dhe Michella Monferrini.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.