VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Bristol Palin shpalos jetën e saj nganjëherë të mbyllur
E Mërkurë, 05.20.2009, 04:06pm (GMT1)

 

Voal-online Fytyra e bukur, lehtas pikaloshe e Bristol Palin nuk është parë ndonjëherë në publik, përveç disa fotove të saj të periudhës shkollore në mjediset me borë të Alaskës. A nuk e trishton atë fakti që vitet më të mira të rinisë, në vend që t'i kalojë me shoqëri të harshme, i kalon në shtëpi me djalin 5 muajsh, ndërkohë që familja e saj e gjerë luan "Eskimo bingo"?

Bristol, më e rritura e pesë fëmijëve të guvernatores republikane të Alaskës Saraha Palin, përgjigjet me të njëjtat tone të cilat i njohim tashmë nga e ëma: "Nuk ka asgjë përse të shqetësohem."

 

Bristol Palin, 18 vjeçe, ka më shumë për çfarë të "qahet" se njerëz të tjerë me dyfishin e moshës së saj. Në nëntë muajt e fundit të jetës së saj, ajo ka përjetuar përfshirjen e nënës së saj në garën për nënpresidente, të cilën e humbi, ka përjetuar një fejesë të dështuar me të dashurin e saj Levi Johnston, me të cilën u muarën mediat e vendit dhe ato të huaja, dhe, për më shumë, pati një shtatzani që e bëri atë nënë dhe rritëse fëmije. Ajo nuk është e sigurtë se kur do të shkojë në kolegj, por thotë se në të ardhmen e afërt do të përfshihet në një progam për parandalimin e shtatzanisë tek adoleshentet.

 

"Vajzat duhet ta përfytyrojnë veten me një foshnjë qaramane në prehër dhe pastaj të mendojnë përpara se të vendosin të kenë marrëdhënie dashurore," i tha ajo këto ditë, në një ekskluzive, revistës People.

 

 

Nëna e saj është guvernatore, por në shtëpinë e saj nuk ka asnjë rritëse fëmijësh. Bristol zgjohet zankonisht dy herë gjatë natës për ta ushqyer të birin Tripp. Ajo ka vënë në mur një fotografi të madhe të djalit duke qarë. Ndërkohë ajo ka bërë edhe dy punë të ndryshme me kohë jo të plotë. Dhe në orare të ndryshme vraponte për ta ushqyer të birin.

 

"Nëse vajzat do t'I dinin pasojat e marrëdhënieve dashurore, asnjëra nuk do ta bënte atë që bëra unë," thotë ajo.

"Më besoni mua, asnjëra."

 

Sa për ndarjen e saj nga Levi, 19 vjeç, me të cilin është duke u përpjekur ta zgjidhë çështjen e përkujdesjes ndaj fëmijës, Bristol thotë se beson të gjejnë zgjidhjen më të mirë. "Unë e falënderoj Zotin që nuk u martuam, sepse, kur gjërat nuk funksionojnë tani, ato nuk do të funksionojnë kurrë.

www.voal-online.


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.