VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Xhorxh Kluni ka një dashuri të re, prapë kamariere
E Shtunë, 05.23.2009, 08:16am (GMT1)

 

Voal-online George Clooney ka një marrëdhënie të re me një kamariere. Një vit pas ndarjes prej Sarah Larson, (që e shihni në fotn poshtë),

Clooney me Sarën.

edhe ajo kamariere me të cilën u njoh në një diskotekë të Las Vegasit, Clloney ka takuar në Maiemi një barwoman (pra një bariste) dhe njëkohësisht aspiruese për të qenë modele. E quajnë Lucy Wolvert. Shiheni në foto si është.

Lucy, flaka e re e Clloney-t.

Sipas disa zërave, konfirmuar nga revista javore amerikane US Weekly, Clooney dhe Wolvert ka javë të tëra që janë bashkë, por në mënyrë të fshehtë. Tashmë duhet se sekreti ka dalë. Burime të mirëfillta për informacione janë njerëz të afërt të çiftit. "Edhe pse George kishte kërkuar që të mbahet gjithçka e pashpallur, kamarierja dhe modelja e ardhshme Wolvert nuk e ka respektuar dot paktin dhe iu ka treguar disa miqve. Nga ai çast të gjithë kanë filluar të flasin," ka treguar vetë Wolvert për revistën US Weekly. Nuk dihet se si do të reagojë pas kësaj George Clooney. A do ta pësojë edhe Lucy si Sara. Dhe a do ta zëvendësojë Clooney pastaj Lucy-in me një tkjetër kamariere aspirante për modele. Tani për tani nuk e dimë. Le të shohim.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.