VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Sean Penn tërheq kërkesën për divorc - "Do të ishte një gabim arrogant të ndahesha me Robin"
E Shtunë, 05.23.2009, 05:30pm (GMT1)

Voal-online - Sean Penn, aktori që mori sivjet çmimin  Oscar për filmin "Milk" mendoi dhe rimendoi për veprimin që bëri një muaj më parë. Një muaj më vonë pasi kishte paraqitur në gjykatë kërkesën për divorc nga gruaja e tij, aktorja Robin Wright, i ka ngarkuar avokatët e tji që të tërheqin kërkesën, pasi e sheh të pamundur ndarjen e tij nga bashkëshortja, me të cilin është martuar më 1996.

 

 

Kërkesa për divorc parashikonte që të dy prindërit të ishin kujdestarë të dy fëmijëve të tyre. Penn, i cili këtyre ditëve është në New York duke marrë pjesë në xhirimin e filmit "Fair Game", u shpjegoi gazetarëve se përse ai ishte tërhequr nga divorci, duke e konsideruar veprimin e tij një "gabim arrogant".

 

Zërat e parë të ndarjes së tyre u shpërndanë pikërisht Natën e Oskarëve, kur të gjithëve u tingëlloi intrigues momenti kur Pen ndërsa mbante në dorë statujën Oskar, të cilën e fitoi si aktor për rol kryesor tek filmi "Milk", harroi që të falenderonte gruan e tij, e cila i kishte krijuar aq mundësi dhe liri që ai të shprehte talentin e tij si aktor. E shoqja e tij, Robin Wright ishte atë natë në sallë.

 

Në ditët në vijim, duke përfituar prej rrëshkitjes të Pen, shtypi nxitoi që t'i mbushte faqet, duke e përfolur një flirt të Pen me aktoren Natalie Portman, gjë që u përgënjeshtrua menjëherë nga e përfolura.  Robin Wright, e cila këtyre ditëve është shumë e angazhuar, si pjestare e jurisë në Festivalin e Kanës, nuk ka dhënë asnjë koment.

 

 

 

Sean Penn e Robin Wright kanë qenë pranë divorcit edhe në dhjetorin e vitit 2007, kur procedura u ndërpre disa javë më pas, tamam si tani.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.