VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Martesa? Askush nuk ia përmend dot Princit Alberto


E Enjte, 05.28.2009, 11:54am (GMT1)

 

 

Voal-online Lajm i trishtueshëm për monegashët: Princi Albert ende nuk mendon për martesën! Edhe pse është 51 vjeç dhe nuk lë pas trashëgues të fronit, ai nuk dëshiron të martohet...

 

Ai nuk martohet as me kandidaten e përkryer: Charlene Wittstock (31 vjeçe! Prej tri vjetësh Princi Albert është gjithnjë së bashku me të, ajo ndodhet në krahun e tij në çdo takim zyrtar. E gjithë Monakoja e adhuron bukuroshen afrikanojugore dhe askush nuk e kupton pse Alberti nuk martohet më në fund me të!

 

"Unë jam tepër i gjerë dhe nuk ndjehem keq përballë çfarëdo trysnie," ka thënë Princi Albert duke qeshur për gazetën "Daily Telegraph". "Thjesht shikoj punën time dhe ndjek rrugën time, pa dashur t'ia di për të tjerët."

 

E kanë fajin motra e madhe Caroline (52 vjeçe) apo motra e vogël Stephanie (44 vjeçe)? Jo, fajin e ka nëna e tij Gracia Patricia e famshmja Grace Kelly (1929-1982): "Për çdo grua në botë do të ishte tepër e vështirë t'i binte qoftë deri në gju nënës sime..."

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.