VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Rihana urdhërohet të dëshmojë në seancën dëgjimore të Kris Braunit
E Premte, 05.29.2009, 10:33am (GMT1)

 

 

Voal-online Rihanna më në fund mund të flasë publikisht rreth sulmit fizik që ia ka bërë në fillim të vitit Chris Brown. Pas një seance dëgjimore në Los Anxhelos të enjten, avokati i Rihanna-s, Donald Etra, tha se hetuesit kanë ndërmend ta detyrojnë këngëtaren të paraqitet në seancë më 22 qershor, kështu që trupi gjykues mund të ketë të dhëna të mjaftueshme për ta bërë gjykimin. Ai shtoi se Rihanna, 21 vjeçe, do t'iu nënshtrohet pyetjeve nga avokati i Brown, Mark Geragos. Ndërkaq Geragos nuk arriti të enjten ta bindë gjyqtaren të marrë parasysh një foto të plagëve të këngëtares e cila mungon në raportet e policisë. I pyetur nëse beson se do ta mbajë këngëtarin Brown jashtë hekurave, Geragos iu përgjigj gazetarëve: "Nuk kam ndërmend të jap përgjigje për pyetje të tilla." Në kundërshtimin e kërkesës së Geragos për marrjen parasysh të fotos, gjyqtarja Patricia Schnegg tha se prania ose jo e kësaj fotografie nuk do të ketë rol në fatin e Brown dhe në zhvillimin e një gjykimi të drejtë e të ndershëm. Brown, 20 vjeç, ka thënë se nuk është fajtor për rrahjen e Rihanna-s më 8 shkurt. Nëse shpallet fajtor do të përballej me dënim të rëndë. Ekspertët mendojnë se punët nuk do të shkojnë deri aty, sepse midis palëve do të gjendet një zgjidhje e arsyeshme.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.