VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Uilli i jep Harrit mësim fluturimi
E Shtunë, 05.30.2009, 11:31am (GMT1)

 

Voal-online Pinci William i bën vëllait të vogël orë plotësuese. Kjo është një dashuri e vërtetë vëllazërore. Princat britanikë, William (26 vjeç) dhe Harry (24 vjeç) nuk e kanë mendjen tek festat, madje përkohësisht i kanë lënë edhe librat, ata po merren vetëm me një përkushtim tejet serioz! Pse? Harry fillon në qershor një kurs katërmujor intensiv për t'u bërë pilot helikopteri. Vëllai i tij i madh William dëshiron t'ia japë atij ndihmat paraprake të nevojshme...

 

Javëve të shkuara Princ Harry ka marrë mësime teorike themelore lidhur me profesionin e tij të ri të fluturimit. Por ato janë tjetërgjë nga mësimet që do t'ia japë drejtpërdrejt në helikopter vëllai i madh William. Arsyeja tjetër edhe më e rëndësishme: "William ka aftësi të jashtëzakonshme si mësimdhënës. Ai ka bërë një shkollim të shkëlqyer për pilot dhe gjithçka e ka vetë të freskët në kokë," thotë Harry. Atëherë pse të mos e ndihmojnë vëllezërit njëri tjetrin?
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.