VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Princi arab blen kështjellën e Karla Brunit
E Djelë, 05.31.2009, 08:27am (GMT1)

 

Voal-online Është shitur kështjella e Carla Brunit, zonjës së parë aktuale të Francës, ku ajo ka kaluar fëmijërinë e saj. Villa Ceriana, mbi kodrinat e Castagneto Po, nja 25 kilometra larf Torinos, është blerë për 17,5 milionë euro, siç e bën të ditur gazeta e përditshme La Stampa, nga Princi i Arabisë Saudite Al Waleed Al Saud, konsideruar njeriu i 13-të më i pasur në botë.

 

Akti është firmosur më 19 maj në studion e një tregtari torinas. Në mënyrë të veçantë, sipas së përditshmes italian, i janë dhënë afaristit të madh araba, nëpërmjet sy shoqërive të Cayman, kuotat e shoqërisë Icer Sas (Carla Sarkozy, motra e saj Valeria dhe nëna Marisa e kishin transformuar në ortakëri shoqërinë që kontrollonte mirëmbajtjen e Castagneta Po).

 

Kështjella e Castagneto, që ka 40 dhoma dhe që shtrihet në një sipërfaqe 1500 metrash katrore, qe blerë nga Alberto Bruni Tedeschi në vitin 1952, si vend festash, por ishte edhe vend pushimesh për Carla Brunin kur ishte e vogël. Ish modelja ka lindur në Torino në dhjetor 1967 dhe është larguar nga Italia me familjen e saj për të jetuar në Paris më 1972.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.