VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Xhenifer Hadson është shtatzënë
E Martë, 06.02.2009, 10:03am (GMT1)

 

 

Voal-online Këngëtarja fituese e çmimit Grammy dhe aktore fituese e çmimit Oscar Jennifer Hudson është në pritje për t'u bërë nënë. Kështu ka raportuar Chicago Tribune, pasi Hudson është parë në një dyqan fëmijësh në pjesën e poshtëme të qytetit.

 

Felicia Fields, një mike e një kohe të gjatë e Jennifer Hudson, ka konfirmuar lajmin e dhënë në fundjavë nga gazeta.

 

"Ishte në një dyqan fëmijësh, në mesin e shumë shokësh e miqsh të saj," tha Fields, edhe ajo aktore dhe këngëtare. "Ajo po përpiqet të jetë gjithnjë në mesin e të afërmve dhe miqve të saj për të ruajtur gjendjen shpirtërore.

 

Ajo shtoi. "Ne kaluam një kohë të mrekullueshme së bashku. E pyetur se çfarë gjinie i përkisnin blerjet, ajo u përgjigj : « Ne ende nuk e dimë nëse foshnja e pritshme është djalë apo vajzë. Por dimë ngjyrën e parapëlqyer. Ishte e verdha. »

 

Ndërkohë gazeta Chicago Sun-Times raportonte këto ditë se Jennifer Hudson është shtatzënë shtatëmuajshe.

 

Aktorja dhe këngëtarja Hudson, 27 vjeçe, e cila është fejuar me David Otuna, arsimuar në Harvard, por shndërruar në restler (wrestler) nuk ka pranuar të flasë për fëmijën e ardhshëm.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.