VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Britni në dashuri?
E Enjte, 06.04.2009, 08:57am (GMT1)

 

Voal-online - Britney Spears (27 vjeçe) nuk mund të rrijë vetëm! Përsëri këngëtarja e përzien turin"Circus" me ngjarje intime. Duket se ajo ka filluar një aferë me agjentin e saj Jason Trawick. Një paparac i një agjencie fotografike ka thënë: "Me sytë e mi i kam parë Britney-n dhe Jason si një çift të dashuruarish." Ai ka vazhduar: "Nuk di çfarë provash të tjera kërkohen për ta vërtetuar dëshminë. Pushime së bashku në Kosta Rika, darkë në Bahamas, fundjave së bashku kjo nuk duket si një sjellje normale bashkëpunimi, por krejt diçka tjetër."

 

Ndërkohë Britney do të kalojë në fazën tjetër të turit, në fazën evropiane. Turi evropian do të fillojë në Londër, në O2-Arena. Ajo iu ka thënë gazetarëve në prag të këtij turi: "Unë e vazhdoj jetën time më me ngulmin se kurrë në rrugën e artit. E ndjej veten me fat dhe gjithçka duket më së miri tashmë. Gjithnjë e më shumë i kushtohem çlodhjes dhe qetësisë, duke iu shmangur trysnive."

 

Edhe mediat thonë se këtë ia dëshirojnë: Të ketë më shumë fat me Jason se me ish kolegun e mëparshëm të punës dhe ish burrin e mëvonshëm Kevin Federline.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.