VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Madona mund të birësojë Mersi Xhejmsin
E Mërkurë, 06.10.2009, 10:09am (GMT1)

 

 

 

 

Voal- Madona ka bindur tre anëtarët e trupit gjykues në shkallën e apelit, në Malawi të Afrikës, për ta lejuar që ta birësojë jetimen Mercy James. Këtë e bën të ditur e përditshmja britanike "The Sun", sipas së cilës dy nga anëtarët e trupit gjykues kishin paraqitur tashmë një relacion i cili trimëron këngëtaren të ngulmojë më tej, ndërkohë që i treti kishte thënë se ishte "krejtësish dakord me dy të tjerët.

 

Madonna, 51 vjeçe në gusht, e ka marrë lajmin nga avokati i saj Alan Chinula. Procedura e birësimit, në vijim prej dy vjetësh, kishte qenë bllokuar në mars nga një gjykatë. Vendimi do të shpallet të djellën në Gjykatën e Lartë të Apelit në Malawi.

 

"Dokumentacioni është në fazën e përpilimit kanë njoftuar burime nga gjykata. Të gjitha vendimet janë në favor të birësimit. Mercy mund të fillojë t'I bëjë gati bagazhwt, tashmë është në Amerikë."

 

Në vlerësimin për rokstaren ka ndikuar përvoja me David Banda, vogëlushin nga Malawia, birësuar para vjetësh nga Madonna.

 

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.