VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

MCLEAN PRET TË BËHET BABA
E Hënë, 04.30.2012, 10:55am (GMT1)

Voal-online - LOS ANXHELOS - Backstreet baby! A.J. McLean dhe e shoqja Rochelle DeAnna Karidis, njoftuan në YouTube dje se janë duke pritur fëmijën e tyre të parë.

"Desha vetëm t'ju falëndroj, miq të mi, për gjithë dashurinë dhe përkrahjen. Ne u martuam tash vonë - unë isha i fundmi Backstreet Boy që ende nuk kisha fëmijë," thotë këngëtari 34 vjeçar, përkras zonjës së tij. "Ngaqë ne ju duam kaq shumë, deshëm ta ndajmë këtë gëzim me ju - për herë të parë - diçka tejet speciale. Ne presim një fëmijë!" 

McLean dhe Karidis u martuan më 17 dhjetor 2011 në Beverly Hills. (people)



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.