VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Intrigë Ndërkombëtare: Me kë e ka fëmijën Ministresha Franceze e Drejtësisë Rachida Dati

                                                                                      

E Shtunë, 04.20.2024, 01:46pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
GOSSIPE
 
Intrigë Ndërkombëtare: Me kë e ka fëmijën Ministresha Franceze e Drejtësisë Rachida Dati
E Djelë, 01.04.2009, 11:26am (GMT+1)

Një e sapolindur enigmë. Vëmendja e mediave zhvendoset nga çifti presidencial Bruni-Sarkozy te ministresha franceze e Drejtësisë, Rachida Dati, e cila më 2 janar ka lindur një vajzë, së cilës ia ka dhënë emrin Zohra ("lule" në arabisht), në një spital të Parisit. Asgjë jonormale nëse, prej daljes së lajmit të shtatzanisë së beqares, në shtator, Rachide Dati, 43 vjeçe, nuk do ta kishte mbajtur të fshehtë atësinë. Duke ushqyer kështu disa që e konsiderojnë "triller". Dhe hyn në valle emri më i përmendur i këtij rasti, ish kryeministri José Maria Aznar.

"Kam një jetë private të ndërlikuar dhe kam vënë kufizime me shtypin, prandaj nuk do të them asgjë," deklaronte ministresha kur përhapej lajmi i shtatzanisë. Zërat kishin filluar të përhapeshin. Për më të informuarit ekzistojnë prej kohësh dyshime rreth një lidhjeje midis Dati e Nicolas Sarkozy, pas divorcit me të shoqen Cecilia e para martesës me Carla Bruni. Anekdota më e lezetshme është ajo sipas së cilës Bruni, nusja e re e presidentit, e kishte marrë ministreshën Dati në Elisè dhe, duke ia treguar dhomën e gjumit, i kishte thënë "Do të doje të ishe ti, vërtetë?". Shaka, por dy zonjat prej atëherë nuk ia kanë parë sytë më njëra tjetrës.
Sipas gossipeve, për shtatzaninë e ministreshës, ngapak e gjithë familja Sarkozy është bërë me fjalë. Sepse, sipas disa burimeve, babai i Zohra mund të mos jetë Nicolas po Francois, manaxheri 47 vjeçar i një firme farmaceutike e vëlla i presidentit. Por ishte folur edhe për administratorin delegat të firmës Veolia, Henri Proglio. Pa lënë mënjanë nënministrin e Sportit, Bernard Laporte. Të gjithë kanë bërë përgënjeshtrime.
Gjithsesi emri i parë dhe më i lakuar është i Aznarit. Nisur nga fakti se ata janë të lidhur prej shumë kohësh, disa fotografi së bashku iu janë publikuar nga revistat spanjolle. "Një rrenë e mirëfilltë," i kishte thënë Aznar agjencisë shtetërore spanjolle të lajmeve, duke mobilizuar stafin e avokatëve që të merreshin me rastin. Edhe ngaqë Aznar është i martuar. Sa për të shoqen Ana Botella nuk është risi të marrë vesh për flirtet e të shoqit.
Tani emri i Aznarit ka dalë prapë në krye. Tashmë me ngjyrimet e një intrige ndërkombëtare. Sipas uebsajtit Bakchic.Info, babai i Zohra është bash ish kryeministri spanjoll këtë e pohojnë shërbimet sekrete marokene, të cilat e shikojnë këtë çështje si punë të tyre, meqë ministresha është me prejardhje marokene. Sipas Bakchic.Info edhe një njeri afër presidentit Sarkozy kishte thënë se klinika ku kishte lindur foshnja, ishte për gra me probleme të plleshmërisë.
Por me thashethemet mund të vazhdohet pa fund. E vetmja qartësi është se lindja e Zohra nuk do ta mbajë ministreshën shumë kohë larg zyrës. Një ministreshë e ashpër, që ka bërë shumë pushime nga puna të bashkëpunëtorëve të saj, çka ka ngjallur armiqësi në mjediset politike. Për t'i përballur këto i është dashur të mobilizojë një ushtri avokatësh dhe nëpunësish të tjerë. Edhe Sarkozy, që e kishte pasur Rachidan këshilltare, zëdhënëse elektorale e tjerë, ka bërë kritika ndaj saj. Por ajo këmbëngul se problemet personale nuk e ndalin atë të vazhdojë reformat e vitit 2009. "Miss Dior" siç e quajnë ngaqë jepet shumë pas luksit ka ende shumë për të bërë./Voal-online.

 

 



Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo




 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]