VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

VAJZA E BRUCE WILLIES DHE DEMI MOORE U ARRESTUAN NË NEW YORK
E Mërkurë, 06.06.2012, 08:46am (GMT1)

Voal-online - NEW YORK (Reuters) - Scout Willis, vajza 20 vjeçare e aktorëve të Hollywoodit Demi Moore e Bruce Willis, u arrestua në New York City dhe kaloi një natë në burg sepse piu një birrë dhe ia dha policit një letërnjoftim të rremë, thonë shkresat e gjykatës.

Willis u paraqit tek gjykatësi i New Yorkut dje dhe u akuzua për fshehje të të dhënave personale dhe për konsumim alkoli në vend publik. Ajo u lirua pasi pagoi një shumë dhe do të paraqitet prapë më 31 korrik.

Një polic e gjeti të hënën duke pirë një birrë në stacionin e metrosë afër Sheshit të Unionit në Manhatan. Willis, studente në Brown University, në fillim ia dha policit një letërnjoftim me emrin Katherine Kelly, pastaj ia dha letërnjoftimin e vërtetë, me emrin e saj. Avokati i saj ka thënë se "ky nuk është krimi i shekullit, të gjithë kemi qenë në moshën e saj".

Në New York ndalohet të pish alkool në vende të hapura publike nëse nuk është ndonjë festë, mbrëmje apo veprimtari tjetër me leje të posaçme.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.