VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

JUSTIN BIEBER MERR NJË HELIKOPTER ME QIRÀ PËR SELENA GOMEZIN
E Hënë, 06.18.2012, 02:20pm (GMT1)

Voal-online - LOS ANXHELOS, 18 QERSHOR - Justin Bieber dhe Selena Gomez po e marrin romancën e tyre tepër me vrull. Në Toronto për MuchMusic Video Awards, natën e mbrëmshme, para se të ngjiteshin të dy në skenë, patën një argëtim tejet romantik.

Bieber, 18 vjeç, mori një helikopter me qirà të shtunën për të fluturuar me të dashurën sipër ujvarave në Stratford, Ontario, ku ndodhet edhe teatri më i madh i repretorit klasik në Amerikën Veriore.

Dëfrimi i tyre në lartësitë qiellore ishte "një shkëputje romantike dhe çlodhëse nga puna", tha një burim i revistës Pople në Toronto për çiftin, marrëdhënia e të cilëve u zbulua kur u kapën duke u puthur janarin e sivjetëm. "Ata ishin tejet të trallisur."

Bieber e priti Gomezin në aeroportin e Torontos të premten kur ajo fluturoi atje nga Los Anxhelosi. Ata po putheshin dhe përqafoheshin teksa po hypnin në një veturë private.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.