VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

KËNGËTARJA BRITANIKE ADELE ËSHTË SHTATZËNË ME FËMIJËN E PARË
E Shtunë, 06.30.2012, 11:07am (GMT1)

Voal-online - LOS ANXHELOS (Reuters) - Aktorja britanike fituese e çmimeve Grammy, Adele, është duke pritur fëmijën e saj të parë me të dashurin Simon Konecki, tha këngëtarja në faqen e saj zyrtare në internet të premten.

"Unë jam e kënaqur të shpall se Simoni dhe unë jemi duke pritur fëmijën e parë bashkë. Unë doja që ju ta merrni lajmin drejtpërdrejt nga unë. Natyrisht ne jemi në qiellin e shtatë dhe tejet të emocionuar, por ju lutem respektojneni privatësinë tonë në këtë kohë kaq të çmuar," shkroi ajo.

Adele, 24 vjeçe, dhe Konecki, i cili është i divorcuar, e kanë filluar dashurinë në janar.

Lajmi pason një 18 muajsh marramendës ku këngëtarja e "Someone Like You" nga Britania u bë sensacion global me albumin e saj "21". Albumi është ende në top 10 në U.S. Billboard 200 edhe pas një vitit të daljes.

Adele mori gjashtë Grammy në shkurt, përfshrieë albumin më të mirë, për "21" dhe regjistrimin më të mirë të vitit për "Rolling In The Deep".

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.