VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

AKTORJA UMA THURMAN KA LINDUR VAJZË

E Martë, 07.17.2012, 07:47am (GMT1)


Voal-online - LOS ANXHELOS, 17 KORRIK (Reuters) - Aktorja Uma Thurman, yll i filmave si "Kill Bill" dhe "Pulp Fiction", ka sjellë në jetë fëmijën e saj të tretë, një vajzë, bëri të ditur mbrëmë manaxheri i aktores.

"Mamaja dhe foshnja janë mrekulli!" - tha Jason Weinberg, manaxheri i Thurman, në një deklaratë. Weinberg nuk dha hollësi të tjera, por revista e personazheve të famshme Us Weekly tha se foshnja ka lindur të dielën.

Vajza është fëmija e parë e Thurman me partnerin e saj, bankierin Arpad Busson. Thurman ka një vajzë 14 vjeçare, Maya, dhe një djalë 10 vjeçar, Levon, me ish të shoqin e saj, aktorin Ethan Hawke.
Thurman, 42 vjeçe, dhe Busson, 49 vjeç, janë së bashku prej vitit 2007, përfshirë edhe një fejesë të shkurtër, Ata u ribashkuan në fillim të këtij viti dhe Thurman njoftoi se është duke pritur fëmijën e tyre në shkurt.

Më së fundi aktorja u paraqit në shown hit televiziv muzikal "Smash."
WWW.VOAL-ONLINE.CH


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.