VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

PAPARACI MUND TË VIHET NËN AKUZË PËR RASTIN E JUSTIN BIEBER

E Mërkurë, 07.18.2012, 04:57pm (GMT1)


Voal-online - LOS ANXHELOS, 18 KORRIK (Reuters) - Prokurorët janë duke shqyrtuar nëse do të vënë nën akuzë paparacin i cili e ngau veturën në mënyrë të rrezikshme që të hapte rrugë për ta fotografuar në Los Anxhelos popstarin Justin Bieber, çka do të ishte rasti i parë i përdorimit të ligjit të ri anti-paparac, tha dje një zyrtar. Rasti ndodhi më 6 korrik kur fotografi rrezikoi këngëtarin me veturën e tij sportive.

Patrulla policore kishte parë veturën duke lëvizur me shpejtësi të madhe, por nuk kishte arritur në një përfundim nëse kjo përbënte rrezikshmëri të madhe. Sipas zëdhënësit të Zyrës së Prokurorit të Los Anxhelosit, Frank Mateljan, tha se prokurorët janë duke shqyrtuar se a do të ngrenë padi kundër paparacit. Ai vetëm tha se bëhet fjalë për një person të vetëm, pa pranuar ta thotë emrin e paparacit. Nëse do të ngrihej padia, atëherë do të ishte rasti i parë që nga vitit 2010, kur hyri në fuqi ligji i ri. Kur u miratua ligji, Shoqata e Botuesve të Gazetave e Kalifonisë paralajmëroi se ai do të çojë në përndjekjen e panevojshme të gazetarëve që ndodhen në skena të ngjarjeve.

Bieber, të cilin policët e përshkruan si të sjellshëm dhe bashkëpunues për rastin, ishte qortuar për shpejtësinë e veturës dhe lishte liruar. Ai e ngiste veturën me 85 kilometra në orë në një zonë ku ishte e lejuar vetëm 65 kilometra në orë.
WWW.VOAL-ONLINE.CH


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.