VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

PUBLIKOHEN FOTOT E NDALUARA TË WILLLIAM DHE KATE

E Enjte, 07.19.2012, 09:23am (GMT1)


Londër, 19 Korrik 2012 -  Pas fotografisë së revistës australiane "Woman's Day", tashmë fotot e pa transmetuara më parë të muajit të mjaltit mes William dhe Kate në Seychelles, po "shëtisin të lira" në media.

Çifti mbretëror shëtisin dorë për dore në plazhin e boshatisur, ai me të shkurtra dhe ajo me bikini.

Forma perfekte për Middleton, por asnjë puthje nuk duket të shkëmbehet mes tyre. Fotografitë në fjalë nuk kanë asgjë të pazakontë, megjithëse ishin ndaluar të publikoheshin për më se 1 vit nga martesa e tyre nga Buckingham Palace.

Pas publikimit të imazheve, William dhe Kate u ndien të tradhtuar. Pavarësisht kujdesit për privatësinë e çiftit, paparacët e kishin bërë punën e tyre dhe tashmë fotografitë panë dritën e botimit.

Në Buckingham Palace që nga koha e aksidentit të Princeshës Diana, 15 vjet më parë familja, mbretërore i kishte ndaluar fotografimet nga ana e paparacëve.

(Kosovapress)

WWW.VOAL-ONLINE.CH


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.