VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

KËNGËTARI STEVIE WONDER KËRKON DIVORC

E Shtunë, 08.04.2012, 04:34pm (GMT1)




Voal-online - LOS ANXHELOS, 4 GUSHT (Reuters) - Këngëtari veteran Stevie Wonder ka kërkuar divorc nga gruaja e tij e dytë, dizajnere e modës së lartë Kai Millard Morris, sipas aktpadisë së dorëzuar në Los Anxhelos dje.

Wonder, 62, emri i vërtetë i të cilit është Stevland Morris, përmendi ndryshime të papajtueshme dhe tha se data e ndarjes së çiftit është tetori 2009.

Aktpadia e siguruar nga Reuters thotë se këngëtari i "Superstition" kërkon përkujdesjen e përbashkët për dy djemtë e tyre, 10 vjeçarin Kailand dhe shtatëvjeçarin Mandla.

Këngëtari, i cili është i verbër që në lindje, e firmosi aktpadinë me dy gishtërinj dhe u pajtua të paguajë mbështetjen financiare për gruan dhe fëmijët. Ai kërkoi gjithashtu që të gjitha fitimet pas ndarjes se çiftit, të përjashtohen nga pasuria e përbashkët e tyre.

Wonder dhe Millard Morris u martuan në shtator 2001. Këngëtari ishte martuar më parë me këngëtaren e grupit Motown, Syreeta Wright, nga 1970 deri më 1972, dhe ka pasur disa marrëdhinie prej atëherë, nga të cilat ka shtatë fëmijë.

Stevie Wonder u bë i famshëm si fëmijë gjeni i muzikës në vitet 1960 dhe prejt atëherë ka fituar 22 çmime Grammy dhe një çmim Grammy lifetime për veprën e tij.


www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.