VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

MEGAN EDWARDS ËSHTË E DASHURA E USAIN BOLT

E Hënë, 09.03.2012, 10:47am (GMT1)




Voal-online - DARTFORD, 3 SHTATOR- Quhet Megan Edwards, është 22 vjeçe, jeton në Dartford, Britani, stërvitet në një klub lokal të atletikës e punon si modele part-time.
Në njërën nga sfilatat e fundit ka njohur në paserelë Usain Boltin e prej atëherë njeriu më i shpejtë i botës është dashuruar me të. Takimi ka ndodhur në qershor,. kur, para Lojërave Olimpike, ata të dy kanë marrë pjesë në paraqitjen e veshjeve sportive të firmës Puma për ekipin e Xhamajkës. E përditshmja angleze Sun ka publikuar lajmin, pohuar edhe nga shumë miq të vajzës.
Atleti është parë me modelen në shumë raste para dhe pas Lojërave Olimpike të Londrës. (repubblica)


www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.