VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

HYGERTA SAKO DIVORCOHET - ZBARDHET VENDIMI

E Shtunë, 09.15.2012, 02:37pm (GMT1)



TIRANË - Hygerta Sako, miss Albania 1995, nga shkurti i këtij viti, sipas një vendimi të Gjykatës së Tiranës, i është kthyer sërish statusit "˜beqare'. Sako është ndarë nga bashkëshorti i saj, Turi, në shkurt të 2012-ës, ndonëse siç përshkruhet në vendim, lidhja e tyre nuk funksiononte prej 1 viti.

Divorci i tyre ka qenë shumë i fshehtë, ndaj dhe për këtë arsye ndarja nuk është bërë publike në momentin që ka ndodhur, por si çdo e vërtetë që nuk mund të mbahet për shumë kohë e fshehur, edhe kjo është zbuluar.

Thashethemet kanë filluar të vlojnë dhe prej tyre ne kemi arritur të zbulojmë vendimin e Gjykatës, që dëshmon për zgjidhjen e martesës së bukuroshes shqiptare, nga e cila ajo dhe ish-bashkëshorti kanë lindur edhe një vajzë.

Lidhur me këtë, Gjykata ka vendosur që kujdestarinë e fëmijës ta ketë Hygerta, ndërkohë që ish-bashkëshorti i saj, veç detyrimit financiar që duhet të paguajë, mund ta takojë të bijën një herë në javë përgjatë gjithë vitit, si dhe mund ta mbajë atë gjatë 2 muajve të pushimit. Për më shumë, po ju lëmë të lexoni vendimin.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.