VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

PROKURORËT FRANCEZË HEDHIN POSHTË AKUZAT KUNDËR ISH SHEFIT TË FMNsë

E Martë, 10.02.2012, 03:49pm (GMT1)


Prokurorët në Francë kanë hjekur dorë nga hetimet lidhur me akuzat për dhunim kundër ish-shefit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Dominique Strauss-Kahn.

Përmes një komunikate, prokurorët thanë se viktima që supozohet se është dhunuar nga Strauss-Kahn i ka tërhjekur akuzat e saj.

Gruaja fillimisht kishte pohuar se një dhunim grupor, që përfshinte ish-shefin e FMN-së, kishte ndodhur në Washington në vitin 2010.

Strauss-Kahn ende është duke u hetuar nga prokurorët francezë lidhur me dyshimet për lidhjet e tij me një rrjet prostitucioni në qytetin verior të Lille-it.

Ai i ka mohuar të gjitha akuzat për thyerje të ligjit.

Strauss-Kahn kishte dhënë dorëheqje nga posti i tij në maj të vitit të kaluar, pas akuzave se kishte tentuar ta dhunonte një shërbyese të një hoteli në New York.

Më vonë ky rast është hedhur poshtë nga prokurorët, për shkak të shqetësimeve lidhur me besueshmërinë e akuzueses.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.