VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

JUSTIN BIEBER DHE SELENA GOMEZ JANË NDARË

E Mërkurë, 11.14.2012, 04:57pm (GMT1)


Voal-online - LOS ANXHELOS (Reuters) - Popstari Justin Bieber dhe e dashura e tij, Selena Gomez, aktore e studios Disney dhe këngëtare, janë ndarë, duke i dhënë fund një lidhjeje që i bëri ata një nga çiftet e rinj më të famshëm të Hollywoodit.

Bieber, 18, dhe Gomez, 20 vjeçe, e bënë publike lidhjen e tyre në shkurt 2011 kur u shfaqën së bashku në natën e Oskarëve disa muaj pas zërave rreth dashurisë së tyre.

E! Online shkroi e para për ndarjen, mediat e tjera përfshirë US Weekly dhe People thanë gjithashtu se janë ndarë. Ato përmendën burime anonime afër çiftit. Zëdhënësit e tyre nuk pranuan të flasin.

Bieber ka nxjerrë dy albume No. 1 abrenda një viti - "Under the Mistletoe" dhe "Believe." Gomez u bë e famshme me rolin në seritë televizive të Walt Disney Co, "Wizards of Waverly Place" dhe ka pasur sukses së këngëtare pop.


www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.