VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

STAMBOLLI, MADRIDI, TOKIO SYNOJNË OLIMPIADËN 2020

E Martë, 01.08.2013, 10:49am (GMT1)


Stambolli, Madridi dhe Tokio, tri qytete që po synojnë të organizojnë Lojërat Olimpike 2020, i dorëzojnë ofertat e tyre sot në Komitetin Ndërkombëtar Olimpik.

Dosjet, që përmbajnë plane të detajuara qindra-faqesh, sqarojnë planet për stadiumet, buxhetin, sigurinë, akomodimin dhe aspekte të tjera.

Komisioni i Vlerësimit i Komitetit pritet, që të vizitojë të tri qytete në muajin mars.

Komiteti me seli në Lozanë të Zvicrës, do të zgjedhë qytetin në votimin e fshehtë që mbahet në Buenos Aires më 7 shtator.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.