VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

ALEC BALDWIN PRET FËMIJË ME GRUAN E RE

E Mërkurë, 02.13.2013, 11:21am (GMT1)



Voal-online - LOS ANXHELOS (Reuters) - Aktori Alec Baldwin dhe gruaja e tij e re Hilaria Thomas Baldwin presin fëmijën e tyre të parë, tha aktori yll i "30 Rock" mbrëmë.

"Nëse vërtet do të shprehja atë që ndjej, atëherë do të shpërtheja në të qara," tha Baldwin në programin televiziv amerikan "Extra."

Baldwin, 54 vjeç, u martua me mësuesen e yogas, e cila është 26 vjet më e re se ai, në korrik 2012 në New York.

Fëmija pritet të lindë në verë.

"Ishte një suprizë, një surprizë e mrekullueshme," tha gruaja e tij, e cila gjithashtu punon si korrespondente për një show televizive. "E falënderoj Zotin."


Baldwin ishte i martuar me aktoren Kim Basinger në vitet 1993-2002. Ata kanë një vajzë, Ireland, e cila ka lindur më 1995.


www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.