VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

GJYQI PËR DIVORCIN KARDASHIAN-HUMPHRIES DO TË JETË NË MAJ

E Shtunë, 02.16.2013, 07:23pm (GMT1)




Voal-online - LOS ANXHELOS (Reuters) - Divorci i kontestuar e aktores yll të reality television Kim Kardashian dhe lojtarit të basketbollit të NBA Kris Humphries do të shkojë në gjyq në maj, një vit e ca pas ndarjes së çifti8t, tha një gjyqtar në Los Anxhelos mbrëmë.

Çifti, ndarë pas 72 ditësh martesë, nuk kanë arritur të pajtohen për mënyrën e divorcit. Kardashian, 32 vjeçe, dhe Humphries, 28, u martuan në një dasmë të organizuar për tv në gusht 2011. Kardashian kërkoi divorc 72 ditë më vonë për ndryshime të papajtueshme.

Kardashian filloi me raperin Kanye West në prill dhe tani pret me të fëmijën e saj të parë.

Hollivudianët zakonisht i bëjnë divorcet nëpërmjet bisedimeve dhe jo nëpërmjet gjyqeve, duke shmangur publicitetin.

Ky është divorci i dytë për Kardashian. Ajo ishte e martuar me producentin muzikor Damon Thomas katër vjet, duke u ndarë më 2004.

Kardashian, me rol kryesor bashkë me motrat në "Keeping Up with the Kardashians," ka gjithashtu një linjë veshjesh dhe disa biznese të tjera, si dhe ishte personi më i kërkuar në Yahoo! më 2012.


www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.