VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

KËNGËTARJA FERGIE THOTË SE AJO DHE AKTORI JOSH DUHAMEL PRESIN FËMIJË

E Martë, 02.19.2013, 11:36am (GMT1)



Voal-online - LOS ANXHELOS (Reuters) - Këngëtarja Fergie e grupit Black Eyed Peas tha dje se ajo dhe i shoqi, aktori Josh Duhamel, janë duke pritur fëmijë.

"Josh & Me & BABY makes three!!!," (Josh + Unë + Foshnja bën tre), shkruante ajo në Tweeter. Ajo gjithashtu postoi foto të sajat dhe të burrit.

Është fëmija e parë e çiftit të martuar më 2009.

Duhamel, 40 vjeç, luajti në filmat "Transformers" dhe sivjet ka rol kryesor në filmin "Safe Haven."

Fergie, 37 vjeçe, emri real i së cilës Stacy Ferguson, u bashkua me grupin The Black Eyed Peas më 2002 për albumin e tyre të tretë, "Elephunk", i cili do të ishte një sukses i jashtëzakonshëm komercial.


www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.