VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

ÇIFTI I HOLLYWOODIT DIANE LANE DHE JOSH BROLIN DIVORCOHEN PAS 8 VITESH MARTESE

E Premte, 02.22.2013, 04:44pm (GMT1)



Voal-online - LOS ANXHELOS (Reuters) - Çifti i Hollywoodit Diane Lane dhe Josh Brolin janë duke u divorcuar pas më shumë se tetë vitesh martese, tha përfaqësuesi i tyre të enjten.

"Unë mund të pohoj se Diane Lane dhe Josh Brolin kanë vendosur t'i japin fund martesës së tyre," tha zëdhënësja e Lane, Kelly Bush.

Një burim afër çiftit tha se kjo bëhet në mënyrë "miqësore" dhe se ishte vendim i dyanshëm.

Divorci do të jetë i dyti për Lane dhe Brolin. Ata nuk kanë fëmijë bashkë.

Lane, 48 vjeçe, e cila ishte kanddiduar për Oscar për rolin e saj në filmin e vitit 2002 "Unfaithful," dhe Brolin, 45, u martuan në gusht 2004 pasi ishin njohur nëpërmjet Barbra Streisand, njerja e aktorit nga martesa me James Brolin.

Josh Brolin luajti rol kryesor në filmin komik fitimprurës fatstikoshkencor "Men in Black 3" dhe roli i tij më i freskët është në filmin që doli në janar, "Gangster Squad".


www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.