VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

CHRISTINA APPLEGATE MARTOHET ME MUZIKANIN MARTYN LENOBLE

E Martë, 02.26.2013, 09:02am (GMT1)




Voal-online - LOS ANGELES (Reuters) - Aktorja fituese e çmimit Emmy, Christina Applegate, u martua me rokerin Martyn LeNoble në një dasmë në Los Anxhelos, tha mbrëmë zëdhënësja e aktores.

Applegate, 41 vjeçe, dhe LeNoble, 43, shkëmbyen unazat të dielën, ndërkohë që bota e artit ishte me sytë tek Academy Awards, nata më e madhe e industrisë së filmave.

Çifti ishte "rrethuar nga familja në një ceremoni private në shtëpinë e tyre në Los Anxhelos", tha zëdhënësja e Applegate. Ata ishin bashkë që në vitin 2008, u fejuan në vitin 2010 dhe kanë një vajzë 2 vjeçe, Sadie.

Kjo është martesa e dytë për të dy. Applegate luajit kohët e fundit në komedinë televizive "Up All Night." Ajo shpallai se do të largohet nga seritë komike të NBC në shkurt.


www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.