VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

JANET JACKSON THOTË SE U MARTUA ME MILIARDIERIN NGA KATARI

E Martë, 02.26.2013, 09:14am (GMT1)





Voal-online - LOS ANGELES (Reuters) - Këngëtarja Janet Jackson tha të hënën se u martua me të fejuarin nga Katari vitin e shkuar, duke i shuar zërat e mediave rreth martesës së tyre.

Jackson, 46 vjeçe, motra e vogël e Michael Jackson, ishte fejuar me miliardierin Wissam Al Mana, 37 vjeç, vitin e shkuar.

"Lajmet për një dasmë ekstravagante janë thjesht të pavërteta. Vitin e shkuar ne u martuam në një ceremoni të qetë, private dhe të bukur," thanë Jackson dhe Al Mana në një deklaratë në Entertainment Tonight. "Dhuratat tona të martesës ishin një tjetër kontribut për bamirësitë tona për fëmijët."

Këngëtarja amerikane është e njohur për mbajtjen e jetës private larg mediave, duke folur rralë për ish burrat.

Ajo u martua me këngëtarin soul James DeBarge më 1984, dhe martesa u prish një vit më vonë. Martesa e saj më 1991 me regjisorin e videove muzikore Rene Elizondo përfundoi me divorc më 2000.


www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.