VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

RIHANNA - DUA NJË FËMIJË ME CHRIS BROWN

E Shtunë, 03.02.2013, 11:44am (GMT1)


New York - Ata janë lidhur dhe janë ndarë sërish dhe kjo ka ndodhur me dhjetra herë. Tani, këngëtarja Rihanna u jep fansave të saj dhe botës mbarë, një tjetër lajm që me siguri do t'i habisë të gjithë. Ajo dëshiron të ketë një fëmijë me Chris Brown.

Teksa pozon për "Elle UK", ylli i muzikës shpalos planet për krijimin e një familjeje dhe këtë dëshiron ta bëjë me të dashurin apo ish-të dashurin e saj. Duke folur për lidhjen e saj me Brown, që në vitin 2009 ushtroi dhunë ndaj saj, 25-vjeçarja thotë: "Kënga e re ka të bëjë me dashurinë dhe zgjatjen e saj përgjithmonë. Këtë ndjenjë nuk ta jep çdokush dhe kur e ke, nuk duhet ta lësh. Do të thoja që me të, kam një marrëdhënie të tillë",-u shpreh ajo.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.