VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

MARTOHET ALISON EASTWOOD, E BIJA E CLINT EASTWOOD

E Djelë, 03.17.2013, 09:58am (GMT1)



Voal-online - Babai krenar Clint Eastwood nuk ia ndante sytë, ndërsa Alison Eastwood shkëmbente unazat me skulptorin Stacy Poitras në një ceremoni intime në Kalabasas, Kaliforni.

Nusja vishej me një fustan të frymëzuar nga moda e viteve 1930 Les Habitudes në dasmën e së premtes në prani të familjes dhe miqve. Unazat e çiftit ishin dizajnuar nga Philip Press.

Dasmorët përfshinin nënën e Alison, Maggie; vëllain muzikan Kyle Eastwood; vëllain aktor Scott Eastwood të filmit Trouble with the Curve; motrën Kathryn Eastwood; gruan e Clint, Dina Eastwood, dhe vëllezërit e Poitras, Mark, Matt e Bobby.

Eastwood dhe Poitras u njohën pesë vjet më parë në studion e tij. Dy vjet më vonë ai vendosi t'i propozojë për martesë, pro jo pa bekimin e babait të saj.

Fejesën e shpallën më 2012.


www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.