VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Tom Bredi pohon se Gizele do ta lindë foshnjën në dhjetor
E Shtunë, 09.12.2009, 11:59am (GMT1)

 

Voal-online Pas muajsh të spekullimeve, duke publikuar foto dhe burime përshpëritjesh, Tom Brady ka pohuar lajmin e mirë: e shoqja Gisele Bèndchen është, pra, shtatzënë.

 

Në një intervistë me Chris Berman të ESPN, e cila jepet të dielën në SportCenter dhe në Monday Night Countdown, çerekmbrojtësi 32 vjeçar i New England Patriots shpall se çifti martuar në fillim të këtij viti- pret fëmijën e parë që do të lindë në dhjetor.

 

Ndërkohë që Brady lumturisht pret lindjen Lamaze (teknikë qetësuese e lindjes së foshnjës shënimi ynë) me Bündchen, ai ka bërë një paralajmërim: "I thashë asaj nuk kemi të diela," qesh ai. "Nuk mund të jetë lindja më e vështirë se fusha e stërvitjes, prandaj unë do të jem i përgatitur."

 

Duke theksuar se "gratë janë ato që e bëjnë punën," shton ai, "ne na mbetet vetëm t'i përkrahim ato dhe kështu që do të jetë gjë e bukur për ne."

 

Fëmija do të jetë e para për Bündchen dhe e dyta për Brady, i cili është tashmë baba i dyvjeçarit John Edward Thomas me ish të fejuarën Bridget Moynahan.

(http://www.people.com/people)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.