VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Penelopë Kruzit nuk i vjen mirë të përflitet për shtatzani
E Djelë, 09.13.2009, 09:19am (GMT1)

 

Voal-online Ka disa javë që tabloidet dhe blogosfera kanë qenë plot me spekullime se Penélope Cruz është shtatzënë me të fejuarin Javier Brady, duke botuar andej këndej foto të bukuroshes spanjolle ku gjoja e bazojnë dyshimin e tyre se ajo pret të lindë foshnje.

 

Aktorja fituese e çmimi Oskar nuk është e lumtur për këtë.

 

Të enjten mbrëma, kur po ecte në qilimin e kuq të Festivalit të Filmit Ndërkombëtar të Torontos, në premierën e filmit të saj të ri, Broken Embraces, ajo e shfaqi mërzitjen e saj. Një burim i revistës People tha se kur një ekip televiziv deshi ta evidentonte këtë fakt, Cruz, 35 vjeçe, e inatosur, tha: "Kjo qenka pyetja juaj?" dhe ia mbathi që andej.

 

Cruz ishte më e përmbajtur me USA Today.

 

"Fillova të marr dhurata prej disa miqve që më thonin: Urime, je shtatzënë. Dhe unë ua ktheja: Jo, nuk jam shtazënë, prandaj ua ktheja dhuratar," tregoi ajo për gazetën. "Kjo është e habitshme." (http://www.people.com/people)

 

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.