VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Keini Uest i kërkon falje Tejlor Suiftit
E Hënë, 09.14.2009, 09:20am (GMT1)

 

 

 

Voal-online Kanye West është "pa maaaaaasë" i penduar që ka ndërprerë këngëtaren Taylo Swift në veprimtarinë Video Music Awards zhvilluar të dielën. Raperi e botoi ndjesën e tij në uebsajtin e tij pas veprimit të tij të pahijshëm.

 

"Unë bëra gabim duke dalë në skenë dhe duke ia rrëmbyer asaj atë çast," shkruan ai në blogun e tij. "Videoja e Beyoncé është më e mira e këtyre dhjetë viteve të fundit...Iu kërkoj falje fansave të mi dhe iu përulem deri në tokë...Iu kërkoj falje miqve të mi të MTV...I kërkoj falje Taylorit."

 

Fituesja e parë e natës, Swift fitoi në kategorinë e videos më të mirë muzikore të një femre, por ajo u ndërpre nga raper gjatë fjalimit të saj të pranimit të çmimit. West ia mori asaj mikrofonin dhe tha se videoja e Beyoncé "Single Ladies" në konkurim është "një nga videot më të përkryera të të të gjitha kohërave".

 

"Isha në skenë dhe tejet e emocionuar, sepse sapo kisha fituar çmimin, pastaj u emocionova edhe më shumë se Kanye West doli në skenë," kujtoi Swift pas showt. "Pastaj ishte tejet më e emocionuar pas asaj që ndodhi."

 

"Gjithsesi jam shumë i lumtur për Taylorin," shkruan West. "Vërtetë ndihem keq nga Taylor dhe më vjen sinqerisht keq."

(http://www.people.com/people)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.