VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

KIM KARDASHIAN DHE KRIS HUMPHRIES PAJTOHEN PËR DIVORCIN PA SHKUAR NË GJYQ

E Shtunë, 04.20.2013, 09:33am (GMT1)



Voal-online - LOS ANXHELOS (Reuters) - Aktorja yll e reality television Kim Kardashian dhe lojtari i basketbollit i NBA Kris Humphries në në fund e kanë arritur divorcin e tyre, duke shmangur gjyqin e caktuar për muajin e ardhshëm, në Gjkyatën e Lartë të Los Anxhelosit. Kështu bëri të ditur dje zëdhënësja e gjykatës.

Gjyqtari Hank Goldberg e miratoi divorcin e arritur nga çifti, ndarë pas 72 ditësh martese në vijim të dasmës së transmetuar drejtpërdrejt në TV në gusht të vitit 2011.

Famozët rëndom i arrijnë divorcet nëpërmjet bisedimeve sesa në gjyqet ku mund të jenë pre e mediave.

Humphries, 28 vjeç, i cili kërkonte anulimin e lartesës, duke thënë se Kardashian, që përmendi ndryshime të papajtueshme në një reality show, nuk kishte ndërmend t'i kushtohej familjes.

Përmbajtja e marrëveshjes nuk u bë publike. Kardashian, 32 vjeçe, ishte e pranishme, ndërsa Humphries, i cili luan për Brooklyn Nets, nuk ishte.

Zëdhënësia e Kardashian nuk pranoi të komentojë. Ndërsa zëdhënësi i Humphries nuk u përgjigj në telefon.

Kardashian filloi marrëdhëniet me raperin Kanye West në prillin e vitit të shkuar dhe tani është gjashtëmuajshe shtatzënë me fëmijën e saj të parë.

Divorci është i dyti për Kardashian. Më parë ishte e martuar me producentin muzikor Damon Thomas për katër vjet, duke u ndarëmë 2004.

Kardashian, që luan me motrat në reality show "Keeping Up with the Kardashians" ka edhe një linjë veshjesh dhe reklamon disa produke. Ajo ishte personi më i kërkuar në Yahoo! më 2012.


www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.