VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Shqiptari refuzon Britni Spiërsin
E Enjte, 09.17.2009, 12:56pm (GMT1)

 

 

Britney Spears është aq e dëshpëruar, sa në gjuetinë për një mashkull të ri, e ka përfshirë edhe audicionin, ndërsa viktimën e parë e ka gjetur në katalogun e agjencisë së modës "˜Ford' nga Los Anxhelosi. Pasi kohë më parë është ndarë nga Xhekson Treviku, këngëtarja kontroverse ka filluar të shfletojë katalogët me manekinë, në kërkim të dashnorit të ri. Kështu, asaj i ka rënë në sy manekini i agjencisë në fjalë, shqiptari Bekim Trenova dhe ajo e kishte urdhëruar ekipin e saj që ta sjellin në Los Anxhelos për audicion për videospotin e saj të ri. "Kur ai ka ardhur, nuk kishte as kamera dhe as xhirues:, shkruan "˜New York Daily News'. "Aty ishte vetëm Britni, në veshje shumë seksi. Ajo në mënyrë të qartë ia ka bërë me dije se është më pak e interesuar që ta punësojë dhe më shumë që të dalë me të", thuhet më tej. Thuhet se për Bekimin, e tërë kjo skenë ishte tejet bizare. "Ishte i sjellshëm, por i pa-interesuar. Kishte kërkuar falje dhe ishte zhdukur. I pyetur më pas, Bekimi është shprehur shkurt: "Nuk kam koment". Bekim Trenova është aktor udhëheqës në serinë "Evil Weed", ndërsa gjithashtu edhe një model shumë i suksesshëm dhe i kërkuar. Edhe pse nuk ka të dhëna të plota, mendohet se Bekimi ka lindur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, më saktësisht është rritur në Xhorxhia, ndërsa tani jeton në Nju-Jork, ku edhe e ndjek karrierën e modelimit. Ai ka lindur më 14 shkurt të vitit 1985. (http://www.ina-online.net)

 

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.