VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

MICHAEL JORDAN MARTOHET ME MODELEN YVETTE PRIETO (Lajm dhe fotogaleri)

E Djelë, 04.28.2013, 08:23am (GMT1)




Voal-online - PALM BEACH - Pas pesë vjet bashkëjetese, ish ylli i NBA Michael Jordan, 50 vjeç, dhe e fejuara modele, Yvette Prieto, 35 vjeçe, bënë martesë zyrtare në Palm Beach, Florida, të shtunën.

Rreth 500 veta mbushën Kishën Ipeshkvnore të quajtur Bethesda-by-the Sea, ku Donald Trump qe martuar me Melanian më 2005.

Jordan ftoi 1500 në një pritje në Bears Club, një zonë e dizajnuar nga Jack Nicklaus për golf, në Jupiter, Florida, ku Jordan kohët e fundit ndëroi një shtëpi të madhe.

Kjo është martesa e dytë për legjendën e Chicago Bulls. Ai dhe gruaja e tij e parë Juanita Vanoy u divorcuan më 2006 pas 17 martesa, ata kanë tre fëmijë të rritur.

Michael Jordan, me rastin e divorcit humbi $168 milionë. Atëherë pothuaj të gjithë mendonin se ai nuk do të shkonte drejt altarit më.





www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.