VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Pse po ndahet Avril Lavinje nga rokeri i saj
E Djelë, 09.20.2009, 04:06pm (GMT1)

 

Voal-online Avril Lavigne dhe Deryck Whibley dukeshin si një çift i përkryer roku. Por në moshën 24 vjeçare Lavigne filloi të mendojë se gjërat duhet parë ndryshe.

 

"Ajo u martua tepër e re dhe më në fund e kuptoi këtë," thotë burimi për revistën People. "Avril e kuptoi se duhet të ketë jetën e saj dhe t'i kryejë gjërat pa të."

 

Çifti, martuar më 2006, kur Lavigne ishte 21 vjeçe, shpalli ndarjen të enjten pas javësh të spekullimeve rreth martesës së trazuar. "Unë jam mirënjohëse për kohën që kemi kaluar bashkë, gjithashtu jam mirënjohëse dhe e bekuar që miqësia jonë vazhdon," shkruan Lavigne në uebsajtin e saj.

 

Një burim tjetër i afërt tha se dueti kishte probleme të mëdha gjatë gjashtë muajve të fundit. Por burimi sqaron se "ndarja nuk po ndodh ngaqë Deryck do fëmijë apo se ai shkon me femër tjetër". Sa për zërat se Lavigne është afruar me mikun e saj Brandon Davis, burimi tha se nuk ka romancë midis tyre.

 

 

Tashmë ata nuk jetojnë më bashkë në shtëpinë e tyre në Bel Air. "Deryck është larguar nga shtëpia," thotë burimi, "por nuk është përzënë."

(http://www.people.com/people)

 

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.