VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Kluni e Kanalis martohen brenda Krishtlindjeve
E Hënë, 09.21.2009, 08:27am (GMT1)

 

Voal-online Kishte folur hapur Daily Mail këtë verë, por zërat e martesës midis George Clooney e Elisabetta Canalis janë duke u forcuar çdo ditë që kalon. Tezën e së përditshmes britanike e zhvillon periodikja Metropolitan Post, që tregon se si disa miq të afërt të çiftit kanë lënë të dalin disa të fshehta dhe disa imtësi të martesës së tyre të shpejtë. Çifti, tashmë mërzitur nga fotografët dhe nga përndjekjet e vazhdueshme, ka zgjedhur një "strehë" gjithsesi të "fshehtë", aq sa dhe spektakolare. Duket se bëhet fjalë për anijen tejet të blinduar MSC Fantasia, jo një anije çfarëdo, por pikërisht ajo që ka pritur Presidentët e G8. Ajo është e lartë sa 23 kate, ka 1 637 kabina me 27 000 metra katrore hapësirë për mjedise publike si teator, zonë ekskluzive shetitjeje, 4 restorante, 2 zona me bufe, një stimulues të Formulës 1 dhe një kinema inteaktive 4 dimensionale, fushë skuoshi me mure kritali, diskotekë. Me një fjalë gjithçka që duhet për një martesë. Përfshirë një aparat sigurie nga më të fortët në botë.

(http://repubblica.it)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.