VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

J LO DO TË MARTOHET ME CASPER SMART
E Premte, 05.31.2013, 02:06pm (GMT1)




Voal-online - LONDËR - Jennifer Lopez ka arritur gjithçka: Superdiva 43 vjeçare ka dy fëmijë të mrekullueshëm dhe një dashnor të përkushtuar me emrin Caspar Smart. 25 vjeçari do të donte të martohej me gruan tri herë të divorcuar. Në një intervistë për 20 Minuten, aktorja thotë: "Kurrë mos thuaj kurrë. Martesa do të ishte vërtet e mirëpritur." Aktorja dhe këngëtarja do të donte që t'i bashkonte nën të njëjtën çati familjen dhe jetën profesionale të saj. Nëna e saj dhe dadot e fëmijëve e nxitin atë të martohet. "Fëmijët e mi janë gjithmonë me mua. Por, natyrisht, nëna ime më ndihmon shumë. Gjithsesi i kam edhe dadot e fëmijëve." E pyetur se do të donte të kishte prapë fëmijë, ajo thotë: "Do të ishte mrekulli, por nuk i dihet fatit."


www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.