VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Një burrë i ri për Keit Uolsh
E Mërkurë, 09.23.2009, 04:42pm (GMT1)

 

 

 

Voal-online Kate Walsh duket se ka dalë nga situata pas divorcit me producentin ekzekutiv të filmave Alex Young. Ajo mori pjesë në veprimtarinë Emmy Awards të dielën me të dashurin e ri Neil Andrea. Por aktorja e filmit "Private Practice" nuk është nga ato që hapin zemrat lehtë.                       

 

Kur u pyet për të dashurin e ri nga revista People, Walsh tha: "Nuk kam ndërmend të flas për këtë gjë. Është supersekret. Nuk është për publikun!"

 Çfarë nuk mund të mbahet sekret është ndenja e tyre. Në dhomën e çlodhjes të Architectural Digest në Emmy Awards, Walsh e paraqiti Andrean te aktori Chris O'Donnell si "my boyfriend" (I dashuri im).
Më vonë çifti është parë duke u puthur, sipas New York Daily News.

(http://www.people.com/people)

 

 

 

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.